Kafe prej hurmave të Arabisë – VIDEO

Doni kafe pa kafeinë por me shijen e kafes, madje madje akoma dhe më të mirë?

Jo vetëm kaq, por ju mund t‘a bëni në shtëpi këtë lloj kafe!

Bëhet fjalë për bërthamat e hurmave të arabisë! Pasi konsumoni hurmat, largoni bërthamat, pastrojini dhe futini në tavë për t’u pjekur. Pas pjekjes, vendosini në një blender derisa të shndërrohen në trajtë pluhuri. Ruajeni në një kavanoz qelqi dhe përdoreni në vend të kafes. Mund t’i shtoni për shije kanellë, qumësht kokosi dhe ju bëftë mirë!

Më shumë fibra, më shumë proteina dhe shumë më shumë antioksidues!

Jo më kot ky frut, përmendet dhe në librat fetarë, si KURANI!

Nga: Diola Dosti