Kos me tërshërë dhe fruta të thata: mengjesi ideal

Përbërësit për 2 persona:

  • 400 gr kos
  • 6 lugë gjelle tërshërë të bluar
  • 2 lugë mjaltë
  • Përzierje farash të ndryshme
  • Manaferra (sasia që dëshironi)

Përgatitja:
Së pari bashkoni kosin me tërshërën. Kjo e fundit ka nevojë të qëndrojë për disa minuta në kos që të zbutet (nëse keni kohë mund ta lini edhe gjysmë ore).
Shtoni më pas mjaltin dhe farat dhe përziejeni mirë që të bëhet masë e njëtrajtëshme. Shtoni në fund manaferrat dhe shijoni verën.