“Jam krenare që bija ime është ikonë e rezistencës” (Video)

Babai i aktivistes palestineze Ahed Tamimi ka thënë për Euronews se ai është i kënaqur dhe krenar që po bëhet një ikonë për lirinë palestineze.

16-vjeçari Ahed Tamimi po ballafaqohet me akuza per sulm dhe goditj ndaj një ushtari izraelit në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Babai i saj, Bassem Tamimi, thotë se rasti I bijes se tij ka bërë buje në mbarë botën, sepse vajza e tij nuk përputhet me imazhin tipik perëndimor të një aktivisteje palestineze.

“Njerëzit janë të tronditur për shkak se ajo është e bardhë dhe kjo ka thyer me të gjitha propagandat që tregojnë palestinezët si terroristë.

“Ne inkurajojmë vajzën tonë dhe fëmijët tanë për të marrë pjesë në rezistencën, ne duam t’i bëjmë të fortë, sepse okupimi ekziston dhe eshte problem real në jetën e tyre. Të gjitha veprimet tona janë rezistenca jo te dhunshme, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të përdorim asnjë mjet tjetër.

Një i rritur do te ishte shpallur fajtor me 10 vjet burg, por një denim i tille nuk ka gjasa për Tamimin si një e mitur.

” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]