Japonia pozicionohet pro Palestinës

Kryeministri japonez Shinzo Abe tha të martën se vendi i tij nuk ka plane për të lëvizur ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Palestinës.

Deklarata erdhi gjatë takimit zyrtar të Abe me presidentin palestinez Mahmud Abbas në Ramallah, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve, WAFA.

Udhëheqësi japonez pohoi mbështetjen e vendit të tij për një proces politik të bazuar në parimin e një zgjidhjeje dy shtetesh dhe gatishmërinë e tij për të kontribuar në çdo përpjekje për të arritur paqen, tha WAFA.

Ai theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për projekte që kontribuojnë në ndërtimin e institucioneve dhe infrastrukturës shteterore palestineze.

Abbas gjithashtu theksoi se pala palestineze ishte dhe është e gatshme të bashkëpunojë për suksesin e çdo përpjekjeje ndërkombëtare që synon të dalë me një proces politik të bazuar në rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe parimin e zgjidhjes së dy shteteve për krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet të vet. /MESAZHI/