Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Japonia tërheq paralajmërimin për tërmet 9,9 ballë

Japonia tërheq paralajmërimin për tërmet 9,9 ballë

Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi sot paralajmërim të hershëm për tërmet, duke parashikuar tërmet prej 9,9 ballësh në Ishujt Kurile, por e tërhoqi atë shpejt, duke shpjeguar se kishte mbivlerësuar magnitudën e një tërmeti 6,9 ballësh në këtë zonë, transmeton Anadolu.

Paralajmërimi u lëshua në orën 12:40 dhe u anulua tetë minuta më vonë, sipas rrjetit mediatik Fuji News Network. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së regjistroi tërmet prej 6,9 ballësh në Ishujt Kurile.

Agjencia tha se paralajmërimi u anulua për shkak të “mbivlerësimit të magnitudës”, raportoi “Livedoor News”. Gjatë një konference sot agjencia kërkoi falje për incidentin dhe tha se po hetonte shkakun e mbivlerësimit.

Agjencia shtoi se nuk kishte asnjë mundësi që incidenti të ishte shkaktuar nga një sulm kibernetik.