Java e ardhshme vendimtare për krijimin e institucioneve

Java e ardhshme pritet që të jetë vendimtare  në Kosovë, ku koalicioni PAN do të bëjë përpjekjen e radhës për të shtatën herë që të mund ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit e pastaj edhe nënkryetarët. Por, kjo  ndoshta  do të dështojë përsëri si pasojë e mungesës së votave  që deri më  tani nuk kanë arritur t’i sigurojnë koalicioni PAN. Kështu të paktën kanë deklaruar përfaqësues të këtij koalicioni.

Bilall Sherifi, deputet i Nismës për Kosovën pjesë e këtij koalicioni ka treguar për ‘Indeksonline’ se janë në përgatije finale të sigurimit të votave  për ta votuar  kryeparlamentarit dhe pastaj mandatarin për kryeministër.

Sherifi nuk ka dashur që të flasë rreth mundësisë që partia e Behgjet Pacollit t’i bashkohet PAN-it, me aryetimin se ky subjekt politik duhet të vendos vetë se cfarë të veprojë.

“Sa i perket përgatitjeve  për  vazhdimin e seancës konstituive të filluar me 3 gusht, besoj qe sapo te krijohet shumica e nevojshme prej së paku 61 deputetëve ajo do të thirret dhe do te zhvillohet sipas rendit te ditës”, ka thënë Sherifi.

Më tej, ai nuk ka dashur të shtojë dicka rreth  propozimit të një qeverie gjithëpërfshirëse në vend, duke thënë se tanimë dy subjektet politike VV e LDK e kanë refuzuar një gjë të tillë.

“Qeveria gjithë përfshirëse është refuzuar nga LDK dhe VV, prandaj është i tepërt cdo koment rreth saj”, është shprehur ai.

Ndërkaq, kujtojmë se vendi është duke u përballur  me  një krizë institucionale, mirëpo subjektet politike nuk po arrijnë ende të gjejnë ndonjë dakordim  ndërmjet vete për zhbllokimin e situatës. Në anën tjetër zgjedhjet lokale do të organizohen më 22 tetor, ku me gjasë mund të kemi bllokadë institucionale deri në këto zgjedhje. /Telegrafi/