Jep dorëheqje Sekretari i Jashtëm Britanik, Boris Johnson

Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si Sekretar i Jashtëm Britanik, në mes të një krize në rritje politike mbi strategjinë e “Brexit”.
Ai është ministri i dytë i lartë i kabinetit që lë pozitën, vetëm disa orë pas daljes nga detyra e Sekretarit të Brexit, David Davis.
Largimi i tij erdhi 30 minuta para se Theresa May të adresojë në Parlament planin e saj të ri Brexit, i cili ka zemëruar shumë deputetë. /MESAZHI/