Serbët dhe shqiptarët në Kosovës duhet të ndërtojnë një besim reciprok mes vete duke komunikuar mes vete.
kështu ka thënë ministri serb në Qeverinë e Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, edhe fëmijët serb që jetojnë në Kosovës duhet të mësojnë gjuhën shqipe.
“Njohja e gjuhës shqipe është e nevojshme edhe për komunitetin serb. Shumica e shqiptarëve të vjetër dhe të mesëm e dijnë gjuhën serbe, e që nuk vlen e njejta edhe për komunitetin serb, e që duhet të ndryshoj. Fëmijët serb në Kosovës duhet të mësojnë gjuhën shqipe”, ka thënë Jevtic.








