Kryeministri britanik, Boris Johnson e ka krahasuar rivalin e tij kryesor me diktatorin Sovjetik Joseph Stalin, ndërsa përgatitet të fillojë zyrtarisht fushatën e Partisë Konservatore për zgjedhjet e 12 dhjetorit, transmeton Anadolu Agency (AA).Johnson, në një shkrim në Daily Telegraph, theksoi se Partia e Laburiste e Jeremy Corbyn do të “rrisë aq pamëshirshëm taksat” sa që do të shkatërronte prosperitetin e Britanisë.
Ai tha se udhëheqësit laburist po sulmojnë të pasurit “me një kënaqësi dhe hakmarrje që nuk është parë që kur Stalini persekutoi kulakët”, fshatarët më të pasur që ishin në shënjestër të regjimit Sovjetik në vitet 1930.
Johnson do të takohet me Mbretëreshën Elizabeth II të mërkurën për të zyrtarizuar shpërbërjen e Parlamentit në përgatitje të zgjedhjeve, përpara se të fillojë fushatën e Partisë Konservatore me një fjalim më vonë gjatë ditës.








