Johnson: Parlamenti i ri do ta “përfundojë” Brexit-in

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se Dhoma e Përfaqësuesve do ta “miratojë projekt-ligjin dhe do ta përfundojë Brexit-in”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë mbledhjes së tij të parë pas zgjedhjeve të javës së kaluar, Johnson tha se parlamenti i sapozgjedhur “është një përmirësim i madh krahasuar me paraardhësit e tij” dhe “një nga më të mirët që ka prodhuar ky vend”.

Johnson e përshkroi si “parlamenti më demokratik” deri më tani, duke theksuar më tej se ka “më shumë ligvënëse femra se kurrë më parë dhe më shumë të zi, aziatikë e etni të pakicës se kurrë më parë”.

Sipas tij, qeveria do të përpiqet të bëjë gjithçka të mundur për të gjetur terren të përbashkët në parlament dhe për të mbyllur ndarjet me të cilat përballet ky vend.

Brenda dy ditëve në Dhomën e Përfaqësuesve do të betohen anëtarët e rinj, ndërsa të premten, para pushimeve të Krishtlindjeve, do të zhvillohet votimi për legjislacionin e Projekt-ligjit për tërheqje nga Bashkimi Evropian (BE).

Pasi Partia Konservatore fitoi një shumicë madhështore në zgjedhjet e javës së kaluar, projekt-ligjet dhe propozimet e qeverisë do të kalojnë parlementin pa vështirësi.

Partia Konservatore fitoi 365 vende në zgjedhjet e kaluara, ndërsa Partia Laburiste arriti të fitojë 203 vende.

Plani i qeverisë së re për të mos zgjatur periudhën e tranzicionit përtej fundit të vitit 2020 është shfaqur gjatë takimit të parë të kabinetit të mbajtur më herët.

Michael Gove, kancelari i Dukatit të qytetit Lancaster, sot konfirmoi se periudha e tranzicionit, e cila do të përfundojë në vitin 2020, nuk do të zgjatet dhe një ligj do ta garantojë këtë.

Masa e kryeministrit Johnson për ta përmbushur premtimin e tij u debatua gjatë fushatës zgjedhore të suksesshme të konservatorëve. Opozita ka deklaruar se ndalimi ligjërisht i një zgjatjeje do të rrisë mundësinë e një përplasjeje nga BE-ja më 31 dhjetor të vitit 2020.

Sipas planeve aktuale, Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE-ja më 31 janar të vitit 2020, njëkohësisht duke filluar një periudhë tranzicioni prej 11 muajsht. Sipas marrëveshjes fillestare të rishqyrtuar nga Johnson me bllokun, periudha e tranzicionit ka një mundësi zgjatjeje përtej fundit të vitit 2020 vetëm nëse bisedimet tregtare nuk arrijnë koncensus dhe tejkalojnë vitin e ardhshëm.