Juncker: BE-ja do të reagojë ndaj sanksioneve të ShBA-ve për Rusinë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude-Juncker tha sot se ndaj sanksioneve të reja të SHBA-ve për Rusinë, Bashkimi Evropian është i gatshëm të përgjigjet brenda pak ditësh, për të parë në qoftë se masat e ndërmarra do të dëmtojnë interesat e saj ekonomike.

Junker tha për radion gjermane se është thelbësor koordinimi mes SHBA-ve dhe BE-së, për t’u siguruar që sanksionet ndaj Rusisë të janë efektive, pas krizës që ka shkaktuar në Ukrainë, transmeton Reuters./Mesazhi/