Juventusi interesohet për Lookmanin

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për sulmuesin e Atalantas, Ademola Lookman, raporton “Tuttosport” të enjten. Mësohet se Juventusi po synon transferimin e nigerianit në fund të këtij sezoni pas paraqitjeve të mira që po i tregon në Serie A.

25-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Atalantas, ndërsa deri më tani ka shënuar 13 gola në 19 ndeshje të luajtura në futbollin italian. Lookman ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2026, ndërsa në Itali u transferua nga skuadra e Leipzigut për 10 milionë euro.

Ai karrierë ka bërë edhe te Leicester City, Fulhami e Evertoni. Lookman ka gjithashtu edhe katër paraqitje dhe një gol të shënuar me Përfaqësuesen e Nigerisë.