Juventusi mposht si mysafir Lazion, vazhdon ngjitjen në renditje

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Lazios si mysafir në ‘Stadio Olimpico’ me rezutlat 2-0 në kuadër të javës së 13-të në Serie A.

Zonja e Vjetër ishte më e mirë në këtë takim duke sulmuar nga fillimi.

Në minutën e 22-të, Juve fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Leonardo Bonucci për 1-0.

Në minutat e fundit të pjesës së parë Alvaro Morata kishte rast të mirë, por goditja e tij volej shkoi mbi portë.

Edhe në fillimin e pjesës së dytë, bardhëzinjtë e nisën me sulm, kur Dejan Kulusevski rrezikoi, por Pepe Reina ishte në vend.

Në minutën e 83-të, Juventusi sërish fitoi penallti pas Reina e ndali në zonë Chiesan.

Sërish ishte Bonucci që shënoi nga pika e bardhë për 2-0.

Me këtë fitore Juventusi ngjitet në vendin e 6-të me 21 pikë, duke u barazuar me Lazios që mbanë një pozitë më lartë.