Kablli optik nënujor i Facebook do të jetë më i gjati në botë

Projekti është emërtuar 2Africa sepse qëllimi i tij është ofrimi i aksesit në internet për njerëzit që jetojnë në Afrikë dhe është kontinenti me aksesin më të kufizuar.

2Africa, një kabëll optik nënujor financuar nga rrjeti social Facebook së bashku me disa operatorë telekomunikacioni, do të bëhet sistemi kabllor optik më i gjatë në botë.

Një konsorcium kompanish pas kësaj nisme kanë vendosur të shtojnë një segment në strukturën e tij quajtur 2Africa Pearls dhe do të lidhë kontinentin me Evropën dhe Azinë.

Kur Facebook prezantoi projektin për herë të parë, tha se 2 Africa do të ishte 37 mijë kilometra i gjatë në tabanin oqeanik. Muajin e kaluar konsorciumi vendosi zgjatimin e kabllit nënujor për të arritur katër pika të reja dhe ky segment do ta dërgonte gjatësinë në total 45 mijë kilometra.

Projekti është emërtuar 2Africa sepse qëllimi i tij është ofrimi i aksesit në internet për njerëzit që jetojnë në Afrikë dhe është kontinenti me aksesin më të kufizuar.

Synimi fillestar i tij ishte të ofronte internet për 1.2 miliardë banorë por me zgjatimin e ri, kablli optik nënujor do tu shërbejë 3 miliardë banorëve. /CIO Albanian