Zëvendëskryeministri polak, Jaroslav Kaczynski deklaroi se Varshava është e hapur ndaj vendosjen së armëve bërthamore amerikane në territorin e saj, nëse kjo është e domosdoshme.
Deklaratën e sipërcituar, Kaczynski e bëri në një intervistë për gazetën gjermane ”Welt am Sonntag”, cituar nga media ukrainase.
”Nëse amerikanët do të na kërkonin mbanim armë bërthamore amerikane në Poloni, ne do të jemi të hapur për këtë”, deklaroi Kaczynski.
”Do të forcohej frenimi ndaj Moskës në mënyrë të konsiderueshme”, theksoi ai.
”Vendosja e armëve bërthamore amerikane në Poloni nuk është diskutuar ende, por kjo mund të ndryshojë së shpejti”, deklaroi zëvendëskryeministri polak, Jaroslav Kaczynski, në një intervistë për gazetën gjermane ”Welt am Sonntag”. /atsh





