Ballina Artikuj Kamioni për bartjen e mbeturinave

Kamioni për bartjen e mbeturinave

Mr.sci. Saad Riza Gashi

Dijetari Ali Tantavi, një ditë duke udhëtuar me një taxi gjerë në aeroport, taxisti kishte frenuar shpejtë duke iu shmangur një aksidenti të cilin do e kishte shkaktuar vozitësi tjetër. Për çudi, vozitësi fajtorë, i cili voziste si i tërbuar, iu kishte drejtuar veturës se taxistit dhe dijetarit, duke sharë dhe ofenduar pa kontrollë.

Taxisti i buzëqeshur duke ngritur dorën, i kërkoi falje vozitësit të tërbuar.

Tantavi i befasuar me këtë veprim, e pyet taxistin: “Pse po i kërkon falje kur ai pothuajse e shkaktoi aksidentin”.

Atëherë taxisti, thotë dijetari më mbajti një leksion të cilin e quajta “Kamioni për bartjen e mbeturinave”.

Taxisti i kishte thënë dijetarit: Shumë njerëz janë sikur kamionët që bartin mbeturina, sillen vërdallë me mbeturina të ndryshme si: frustrime, tërbime, dështime, zhgënjime, etj. Dhe kur ato mbeturina grumbullohen, ata të njejtat i zbrazin në kontejnerin më të afërt.

Prandaj, mos u bënë kontejner ku njerëzit hudhin frustrimet, tërbimet, dështimet dhe zhgënjimet e tyre.

Mos e merrë këte personale, por vetëm buzëqesh dhe lute Zotin qe t’i udhezojë dhe t’ju ndihmojë. Përndryshe, ato mbeturina ti do t’i hudhësh tek kolegët, familjarët dhe të dashurit tuaj.

Në fund të fundit, njerëzit e suksesshëm, asnjëherë nuk lejojnë që, ditën, mendimet dhe qetësinë, t’iu prishin njerëzit që iu ngjajnë kamionëve që bartin mbeturina.

Bëhu falënderues ndaj atyre që me dashamirësi sillen ndaj teje, edhepse ata janë të rrallë, por ata janë si lulet në jetën tonë.

Ndërsa ata që të ofendojnë, janë për t’u dhimbsur dhe lutu për ata, sepse ata kanë nevojë për mëshirë.

Këte bëre vetëm në emër të Allahut, duke kërkuar kënaqësinë dhe shpërblimin e Tij.

P.s. leksion i shkëlqyshëm të cilin duhet çdo dite të mundohemi ta mësojmë. Fundja të gjithë jemi të obliguar të jemi në proces të përmirësimit.

Veq edhe duhet ta pranojmë. Do punë janë me t’leme. Përndryshe, shumë lojtarë ushtrojnë më shumë se Messi por…

Njejtë është në të gjitha fushat e jetës.

Mr.sci. Saad Riza Gashi