Kanada, shembet monumenti i kapitenit James Cook

Busti i kapitenit James Cook

Një monument i kapitenit James Cook u shemb të enjten në qytetin Victoria të Kanadasë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një numër i madh njerëzish u mblodhën rreth monumentit të ngritur për nder të marinarit anglez dhe hulumtues nga shekulli i 18-të. Rreth orës 20:30 sipas kohës lokale, një pjesë e madhe e statujës u shkatërrua, e cila më pas u hodh në portin detar. Pas kësaj, njerëzit e mbledhur lyen piedestalin me shenja dore të kuqe.

Në vendin e statujës, ata ngritën një fustan të kuq prej druri, i cili përfaqëson simbolikisht gratë autoktone të vrara dhe të zhdukura. Ata pas vetes lanë një grumbull fustanesh të kuq prej druri.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shembjen e monumentit. /aa