Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kancelari gjerman dhe princi saudit diskutojnë çështjet dypalëshe dhe rajonale

Kancelari gjerman dhe princi saudit diskutojnë çështjet dypalëshe dhe rajonale

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një bisedë telefonike kanë diskutuar çështjet dypalëshe dhe rajonale me princin e Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, njoftoi se lufta e vazhdueshme në Jemen dhe Ukrainë, si dhe pasojat e saj globale gjithashtu ishin në agjendën e bisedimeve të kancelarit Scholz me princin bin Salman.

Ai shtoi se bashkëpunimi në kuadër të forumit G20 dhe çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë po ashtu u diskutuan gjatë bisedës telefonike. /aa