Kapet peshku gati 3 metra i gjatë në Itali

Alessandro Biancardi, pjesëtar i stafit të Madcat Italia, pjesë e kompanisë gjermane të gjuetisë së mustakëve, nuk mund t’i besonte syve kur kapi këtë mustak gjigand në ujërat e lumit më të gjatë italian.

Peshku me gjatësia 2 metra e 85 centimetra u kap nga Biancardi, pas 40 minutash përpjekje.

“Çuna ky është një Rekord Botëror Guinness. Nuk e mendoja kurrë që do kisha qenë në gjendje që të kapja diçka të tillë vetëm”, tha ai.

Pasi iu bënë foto dhe matje, mustaku gjigand u lëshua sërish në lumë.

“Tani do e lëshoj këtë peshk të bukur”, tha Biancardi në video, duke e lënë mustakun të lirë.