Kapet sasi armatimi e municioni në Klinë

Policia e Kosovës ka kapur një sasi armatimi dhe municioni pas një bastisje të një shtëpie në fshatin Gjurgjevik i Vogël në Klinë.

Gjatë këtij aksioni është arrestuar i dyshuari B.E (1994), që posedonte armët ilegale.

Bastisja ka filluar sot me datë 21.02.2019 ora 08:20 dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar:

Një (1)AK-47 (prodhim kinez 1966) cal. 7,62me 3 karikator dhe 77 cope fishek cal 7,62x39mm.

Një (1)AK-47 (prodhim zastave 1983) cal. 7,62 me një(1) karikator dhe 24 cope fishek cal 7,62×39 mm.

Një(1) revole TT cal. 7.62 mm, 9 cope fishek cal 7.62×25 mm, një(1) karikator.

Një(1)revole TT cal. 7.62 mm, 32 cope fishek cal 7.62×25 mm, dy(2) karikator.

Një(1) revole VZOR 70 cal. 7.65 mm, 26 cope fishek cal 7.65 mm, një(1) karikator.

Një(1) pushkë ajrore prodhim turke, cal.5.5mm

577 cope fishekë cal. 7.62x39mm

70 cope fishekë cal. 7.62×25 mm

50 cope fishek cal. 7.65 mm

I dyshuari është arrestuar dhe gjatë intervistimit të tij ka pranuar se armët e lartcekura janë të tij. Me urdhër të prokurorit të shtetit ndalohet 48 orë dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ’Mbajtje në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve’.

Gjatë realizmit te urdhëresës së lartcekur hetuesit kane vërejtur se një nga fqinjët e tij ishte duke fshehur diçka.

Hetuesit menjëherë e kane kontaktuar dhe kane kërkuar prej tij se çfarë kishte fshehur, i dyshuari B.E. i lindur më 1984 ka pranuar se kishte fshehur armë AK-47 me dy karikator me 38 cope fishek cal. 7.62×39 mm.

I dyshuari është arrestuar dhe armët me municion janë konfiskuar, me urdhër te prokurorit është iniciuar rasti “Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve”.

“Patrulla policore gjatë implementimit të planit operativ me datën 21.02.2019 rreth orës 01:00 kanë ndaluar një automjet me targa vendore të tipit VW dhe gjatë kontrollimit të automjetit tek i dyshuari D.R. i lindur (1981), në automjet është gjetur dhe konfiskuar një AK-47, një karikator dhe 70 cope fishek cal. 7.62×39 mm dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve”. I njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit ndalohet në qendrën e mbajtjes për 24- orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.