Karta e re grafike e Nvidia e ngjashme me RTX 3090 në performancë

Nvidia ka vendosur të përfshijë edhe reduktimin e performancës në rast se përdoret për gërmim kriptomonedhash.

Nvidia prezantoi ditën e Hënë kartën grafike më të fundit gaming, GeForce RTX 3080 Ti. Bazuar në arkitekturën më të fundit Ampere, RTX 3080 Ti do të zëvendësojë RTX 3080 dhe premton 1.5 herë më shumë performancë krahasuar me gjeneratën e kaluar RTX 2080 Ti.

RTX 3080 Ti del në shitje në mbarë botën më 3 Qershor dhe çmim prej 1,199 dollarësh.

Është shumë e ngjashme në pamje me RTX 3080 dhe dizajn e porta thuajse identike. Diferenca kryesore është në konsumin e energjisë dhe memorien VRAM.

RTX 3080 Ti ka në total 12GB GDDR6X. Në letër është shumë pranë RTX 3090 por me gjysmën e memories RAM ndërsa çmimi është i njëjti me RTX 2080 Ti Founder Edition kur debutoi dhe 300 dollarë më pak sesa RTX 3090.

Ka thuajse të njëjtin numër bërthamash CUDA prej 10240 krahasuar me 10496 në RTX 3090 por shumë më tepër sesa RTX 3080 që numëron 8704 bërthama.

Nvidia ka vendosur të përfshijë edhe reduktimin e performancës në rast se përdoret për gërmim kriptomonedhash.

Për këtë kartë ju duhet një ushqyes prej 750 vat dhe vetëm karta konsum 350 vat. RTX 3080 Ti përdor një konektor me 12 gjilpëra.

Javën e ardhshme Nvidia prezanton një kartë tjetër grafike, RTX 3070 Ti që do të ofrojë 1.5 herë më shumë performancë sesa RTX 2070 Super. Karta do të përfshijë 8GB GDDR6X memorie.

Të dy kartat e reja grafika kanë teknologjisë ray-tracing, DLSS, dhe Reflex. /PCWorld