Katari bën thirrje për pajtim: Jemi vëllezer, dhe…

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al-Thani bëri thirrje sot për dialog për të zgjidhur krizën e vazhdueshme të Gjirit.

“Katari është gati të nisë dialogun për zgjidhjen e krizës”, tha al-Thani për gazetarët,  pas bisedimeve me presidentin indonezian,  Joko Widodo në pallatin presidencial në Bogor të Xhakartës.

Lideri i Katarit tha se askush nuk mund të përfitojë nga mosmarrëveshjet.

“Ne jemi të gjithë vëllezër dhe po vuajmë për shkak të krizës”, shtoi ai.

Katari ka mohuar akuzat e Arabise Saudite, e cila i frikesohet humbjes se Mbreterise permes ndikimit te Katarit. Katari eshte vendi i vogël, por ka asete ne mbare boten, e posacerisht ne Azi dhe Evrope. /MESAZHI/