Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Katari përshëndet armëpushimin në Siri

Katari përshëndet armëpushimin në Siri

Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit ka përshëndetur marrëveshjen e armëpushimit mes Forcave Demokratike Siriane (SDF) dhe qeverisë siriane, duke e cilësuar atë si një “hap të mirëpritur drejt forcimit të paqes civile, rritjes së sigurisë dhe stabilitetit, si dhe ndërtimit të një shteti të bazuar në institucione dhe sundimin e ligjit”.

Në deklaratën e saj, ministria vlerësoi gjithashtu rolin e Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se “Katari përgëzon përpjekjet efektive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kontribuan në arritjen e kësaj marrëveshjeje”.

Më tej, Ministria e Jashtme e Katarit theksoi se Doha mbështet plotësisht sovranitetin dhe unitetin e Sirisë, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të vendit dhe stabilitetit afatgjatë. /mesazhi