Me qindra persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e shembjes së një tuneli në Korenë e Veriut.
Mediat japoneze raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Punggye, në prag të testit të gjashtë të provës bërthamore, duke dobësuar terrenin pranë tuneleve.
Të paktën 200 persona raportohet të kenë humbur jetën, ndërsa dyshohet edhe për 100 të tjerë të jenë të bllokuar në tunelin e shembur.



