‘Katastrofë’ për Man Utd, mposhtet 3:1 nga West Ham

Manchester United ka pësuar disfatë të re në Premierligë.

West Ham United ka shënuar fitore të madhe duke mposhtur Manchester United me rezultat 3:1 në Premierligë.

Felipe Anderson, autogoli nga Victor Lindelof dhe Marko Arnautovic shënuan për vendasit që shtuan krizën te ekipi i Jose Mourinhos.

Marcus Rashford ngushtoi përkohësisht disavantazhin para se Arnautovic ta vuloste fitoren e “Hammers”, përcjell “lajmi.net”.

“Red Devils” pësuan humbjen e tretë gjatë këtij sezoni në Premierligë. /Lajmi.net/