Katër parti serbe në Kosovë dalin kundër regjistrimit të popullsisë

Topografi nga Mitrovica e Veriut. 09.06.15, Mitrovica. Photo: Atdhe Mulla

Në Kosovë sot ka filluar regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave “ReKos2024”, i cili do të zgjasë deri më 17 maj të këtij viti.

Për herë të parë nga paslufta, regjistrimi do të bëhet edhe në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, raporton agjencia shtetërore serbe e lajmeve “Tanjug”.
Tani për tani, nuk dihet nëse serbët do të marrin pjesë në regjistrim.

Serbët që jetojnë në katër komunat në veri të Kosovës bojkotuan regjistrimin e fundit të popullsisë në vitin 2011, ndërsa përgjigja e serbëve në jug të lumit Ibër ishte vetëm e pjesshme.