Ballina Kuzhinë Kek me kungull

Kek me kungull

Përbërësit e kekut:

  • 3 gota kungull i grirë
  • 3 lugë sheqer i bardhë
  • 3 lugë sheqer ngjyrë kafe
  • 2 lugë melasë
  • ½ lugë çaji karafil i bluar
  • 2 lugë çaji kanellë pluhur
  • 2 lugë çaji xhenxhefil i bluar
  • 2 vezë të rrahura
  • 1 ½ qumësht i kondensuar (si qumështi Panda)
  • 1 kore e gatshme keku

Përgatitja:

Ngroheni paraprakisht furrën në temperaturën 190 gradë C. Vendoseni purenë e kungullit në një tas me madhësi mesatare dhe shtojini të gjithë përbërësit. Rriheni mirë me një mikser elektrik derisa të përftohet një masë kremoze. Hidheni përzierjen mbi koren e kekut dhe piqeni për 10 minuta. Uleni temperaturën e furrës në 180 gradë C dhe piqeni për 40 minuta të tjera derisa keku të jetë ngurtësuar në qendër kur e tundim lehtë. Lëreni të ftohet në temperaturën e ambientit përpara se ta shërbeni. Keku mund të hahet i ftohtë ose në temperaturë ambienti. Mund të shërbehet me krem pastiçerie ose akullore me shije vaniljeje sipër.