Këndellet Atletico, triumfon ndaj Real Betisit

Pas tre ndeshjeve pa fitore, Atletico Madrid ka arkëtuar pikët e plota ndaj Real Betisit, në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga.

“Los Rijoblancos” triumfuan me rezultat komod 3 – 0, shkruan lajmi.net.

Qysh nga minuta e parë, Ateltico ishte skuadër shumë më e mirë duke sulmuar gjatë tërë kohës, në përpjekje për të gjetur golin.

Ishte Carrasco që me një supergol hapi serinë e golave pas një asistimi të Correas (26′), rezultat edhe me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Atletico gjatë pjesës së dytë shënoi edhe tre herë tjera, por një u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Fillimisht, Hermoso shënoi nga afërsia, gol që u anulua nga VAR (50′).

Pas 13 minutave, pas një autogoli të Pezzella, Atletico dyfishoi epërsinë (63′).

Ndërsa, i inkuadruari Joao Felix vulos fitoren me një gol të bukur, nëntë minuta pa përfunduar koha e rregullt (81′).

Me këtë fitore, Atletico ngritët në pozitën e katërt me 22 pikë, një më shumë se Betis që zë vendin e pestë.