Këndellet Barcelona, triumfon ndaj Valencias

Pas dy humbjeve radhazi, Barcelona ka nisur këndelljen duke mposhtur në shtëpi Valencian.

Katalunasit triumfuan në “Camp Nou” me rezultat 3 – 1, shkruan lajmi.net.

Valencia fillimisht kaloi në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë përmes një supergoli të Jose Gaya nga distanca (5′).

Ndërsa, pas tetë minutave Ansu Fati me një gol të bukur nga distanca barazoi rezultatin (13′).

Spanjolli pastaj fitoi penallti të cilën në mënyrë fenomenale e konkretizoi Memphis Depay (41′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Valencia kishte një rast të mirë përmes Soler, mirëpo goditjen e spanjollit e ndali Gerard Pique në momentet e fundit.

Nga një aksioni i shpejtë, Sergino Dest asistoi për Philippe Coutinho që ishte ‘harruar’ nga mbrojtja e Valencias dhe realizoi lehtësisht nga afërsia për të vulosur fitoren.