Kërpudhat ‘magjike’ ndriçojnë pyllin

Duken sikur i përkasin filmave të “Disney”, por këto kërpudha ekzistojnë vërtet.

Vizitorët e Mhadei Wildlife Sanctuary në Indi po shijojnë një nga spektaklet më të bukura të natyrës, kërpudhat biolumishente që janë ‘shtruar’ në pyll si një tapet.

Kërpudhat Mycena chlorophos kanë dalë menjëherë pas shirave musonikë dhe teksa bie muzgu, forcohet edhe drita e tyre e gjelbër.

Nuk është hera e parë që një fenomen si ky tërheq vëmendje, Aristoteli ka qenë i pari që e ka pikasur por mbetet një prej peizazheve më mahnitëse për ata që kanë fatin ta kundrojnë.

Kërpudhat, algat, insektet dhe madje disa lloje peshkaqenësh mund të ndriçojnë në errësirë. Fenomeni është i mundur falë një reaksioni enzimatik.

Rezultati: një spektakël vezullues i natyrës.