Ballina Artikuj Kësaj radhe, vetëm për fetarët

Kësaj radhe, vetëm për fetarët

Hoxhë Halil Avdulli

Më frikëson ai që falet shumë, por sistemi i tij nervor jeton në zemërim, tension dhe gjykim ndaj të tjerëve.
Mund të pyesim: Sa falesh?
Por duhet të pyesim edhe:
Çfarë të ka bërë namazi?
A të ka bërë më të qetë, më të mëshirshëm, më pak impulsiv? Apo rituali ka mbetur po ai… dhe ti ke mbetur po ai?
Më frikëson njeriu i fesë që ligjëron për shenjtërinë, ndërsa shenjtëria tek ai shndërrohet në pushtet, ndikim dhe para.
Më frikëson ai që flet për asketizëm dhe nuk është në gjendje të heqë dorë nga varësitë.
Që flet për mëshirën, ndërsa gjuha e tij është e mbushur me dënim.
Që flet për përulësinë, por nuk duron të diskutohet me të.
Më frikëson kur pamja fetare bëhet pjesë e garës për imazh dhe ekspozim:
veshje, parfume, zbukurim, fotografi, ceremoni… dhe pastaj gjithë këtë e quajmë shpirtërore.
Më frikëson fëmija që ka mësuar dënimin para mëshirës, frikën para sigurisë, përgjigjen para se t’i lejohet të bëjë pyetje.
Sepse fëmija që mëson se pyetja është rrezik, mund të rritet duke pasur frikë nga të menduarit.
Unë nuk kam frikë nga fëmija që pyet për Zotin, kam frikë nga fëmija që nuk guxon të pyesë.
Më frikëson edhe ai që jep sadaka nga pasuria e tij, por nuk është në gjendje të japë nga shikimi i tij, nga zemërimi i tij apo nga egoja e tij.
Ai që u jep të varfërve, por i poshtëron punëtorët.
Sepse morali nuk matet me atë që bën para njerëzve, por me atë që bën kur askush nuk të sheh.

e përktheva nga rrjetet sociale

Hoxhë Halil Avdulli