Këshilli i Europës bën thirrje për ndalimin e shitjes së armëve Izraelit

Michael O’Flaherty

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Europës, Michael O’Flaherty, u ka kërkuar vendeve anëtare të mos lejojnë transferimin e armëve drejt Izraelit nëse ekziston rreziku që ato të përdoren për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ai përshëndeti hapat e disa shteteve, përfshirë Gjermaninë, që kohët e fundit kanë pezulluar apo kufizuar këto shitje, por theksoi se “duhet bërë më shumë dhe me shpejtësi”. O’Flaherty u bëri thirrje qeverive të parandalojnë dhe të adresojnë shkeljet e ligjit ndërkombëtar dhe të sigurojnë akses të pakufizuar humanitar në Gaza. /mesazhi