Këshilltari i presidentit, Bekim Çollaku e ka rikonfirmuar deklaratën e Thaçit se me Serbinë do të ketë compromise.
Por ai ka bërë të ditur se për momentin ato nuk mund të bëhen publike as nga Kosova dhe as nga Serbia.
“Gjithmonë marrëveshjet janë arritur me kompromis. Edhe kësaj radhe do të ndodhë kështu. Por, mos prisni nga Kosova dhe Serbia të tregojnë se cilat do të jenë kompromiset deri në fund të dialogut. Kushdo që mendon se Presidenti është kundër dialogut dhe kompromisit do të mbetet i zhgënjyer. Elemente të marrëveshjeve ndërkombëtare do të gjejnë zbatim edhe te marrëveshja Kosovë-Shqipëri. Por, përfundimi i dialogut nuk do të jetë as më pak e as më shumë se njohje reciproke”, ka thënë Çollaku për Express.
“Kosova gjithmonë ka qene dhe mbetet e gatshme për dialog dhe kompromis. Kjo është e saktë sot, nesër dhe gjithmonë, sepse ne asnjëherë nuk kemi humbur nga përfshirja në dialog. Përkundrazi, Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka qenë pjesë e proceseve dialoguese dhe humbëse atëherë kur nuk është përfshirë. Pra, kushdo që pret se Presidenti do të thotë që Kosova nuk është e gatshme për dialog dhe kompromis për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, do të mbetet i zhgënjyer. Dialogu dhe kompromisi janë e vetmja mënyrë për të ecur përpara në realizimin e vizionit tonë për integrime euro-atlantike”, theksoi ai.