Këta janë katër emrat e LDK-së për Prishtinën

“Në Prishtinë janë katër emra të propozuar nga struktura në kuadër të debatit të brendshëm që LDK e ka diskutuar. Janë katër emra, pra Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani, Arban Abrashi dhe Ismet Beqiri që janë dal nga debati i pesë degëve të Prishtinës”, ka thënë Haziri në një intervistë për portalin Gazeta Express.

Haziri ka thënë se në komunat ku kanë qenë në opozitë, si në Prishtinë e Prizren, por edhe në vende të tjera u ka marrë më shumë kohë për t’u përcaktuar se më kë do të garojnë.

“Besojmë që propozimet e LDK-së të jenë më të mirat më të pranueshmet dhe nominime që garantojnë sukses”.