Këto janë ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, thonë kardiologët

Ne të gjithë e dime mirë se sa i rëndësishëm është ushqimi që marrim në trupin tonë për shëndetin tonë të përgjithshëm.

Siç shpjegojnë mjekët kardiologë, ushqimet që konsumojmë mund të ndikojnë ndjeshëm në shëndetin e zemrës dhe ja cilat janë ushqimet që duhet të hamë sa më shpesh, sipas tyre.

Siç raporton Healthline, kardiologët theksojnë deri në 12 ushqime që kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut, dhe në këtë mënyrë është vërtetuar se zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, përfshirë atakun në zemër.

Kjo përfshin ushqimet e mëposhtme:

  • Perimet me gjethe jeshile
  • Arrat
  • Frutat me kokrra të kuqe
  • Drithërat
  • Avokado
  • Peshku yndyror si salmoni
  • Fasule
  • Çokollata e zezë
  • Domatet
  • Farat Chia
  • Hudhra
  • Vaji i ullirit.

Secili prej këtyre ushqimeve përmban lëndë ushqyese që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe enëve të gjakut, theksojnë kardiologët, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv. Hulumtimet kanë treguar se dieta mesdhetare është një nga më të mirat për funksionimin e duhur të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut.