Me këto sëmundje ballafaqohen familjet të cilat nuk i zbathin këpucët në shtëpi

Është traditë e myslimanëve (falë Zotit, edhe e shqiptarëve) që të heqin këpucët kur hyjnë në shtëpi.

Por në shumë kultura, e posaqërisht në kulturën perëndimore, kjo nuk paraqet obligim, dhe një gjë e tillë as që njihet.

Përmes këpucëve me të cilat dilet jashtë merren bakterie të ndryshme, një prej tyre Esheria Coli. E. coli mund të çojë në diarre, probleme të zorrëve, madje edhe meningjiti, por kjo është vetëm një lloj bakterie të kontraktuar nga këpucët. Ka mbi 421,000 lloje të ndryshme të baktereve në këpucë. Dhe ato baktere transferohen nga këpucët në shtëpinë tuaj në një normë prej 90 deri 99 për qind. Studime të shumëfishta kanë provuar këtë statistikë. Dhe bëhet më keq …

Një studim i ri sapo identifikoi një bakterie të dëmshme që gjendet në mbi 25% të këpucëve të njerëzve. Ky ekzaminim i vitit 2017 thotë se Clostridium difficile, një infeksion që shkakton inflamacion kërcënues për zorrën e trashë është shumë më i përhapur në vendet e ku nuk hiqen këpucët.. Bakteret C. difficile në studim u kapën në këpucë nga parqet, dyqanet, restorantet e ushqimit të shpejtë dhe dyqanet komerciale. Nga 2538 mostrat e marra, vetëm 448 erdhën nga spitalet. Kjo baktere u gjet gjithashtu në shtëpitë e njerëzve duke kaluar atje nëpërmjet këpucëve të tyre.

Megjithatë, parandalimi i përhapjes së C. difficile është aq e lehtë sa të hiqni këpucët para se të hyni në shtëpi.

Sistemet imunitare të fëmijëve dhe të moshuarve janë dukshëm më të dobët se sa të rriturit e shëndetshëm dhe një infeksion nga bakteret e transferuara përmes këpucëve mund të jetë tepër e rrezikshme për ta.