KFOR me ushtrime në Dragash: Jemi të gatshëm për të parandaluar çdo kërcënim

Trupat e KFOR-it në Kosovë po vazhdojnë me ciklin e trajnimit në mënyrë që të jenë të gatshëm për t’u vendosur shpejt në mbarë Kosovën dhe për të parandaluar çdo kërcënim që mund t’i kanoset vendit.

Një ushtrim i tillë është zhvilluar sot në jug të Kosovës, ku sipas faqes zyrtare të KFOR-it në Facebook trupat e tyre po ushtrojnë për të parandaluar çdo kërcënim dhe po kujdesën për një mjedis të sigurt.

“Këtë herë ushtrimi u mbajt në Komunën e Dragashit dhe përfshiu Grupin Shumëkombësh të Betejës Perëndimore”, thuhet në faqen e KFOR-it.