Kiev: Janë vrarë më shumë se 10 mijë ushtarë rusë

Sipas deklaratës së Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, më shumë se 10 mijë ushtarë rusë humbën jetën.

“Janë neutralizuar 39 avionë, 40 helikopterë, 269 tanke, 945 mjete të blinduara, 105 sisteme artilerie, 409 automjete, 60 tanke karburanti dhe 3 mjete ajrore pa pilot”, thuhet në deklaratë.

Trupat ruse filluan një sulm në Ukrainë më 24 shkurt.

Delegacionet e dy palëve u ulën në tryezën e bisedimeve për herë të dytë të enjten dhe ranë dakord për krijimin e një korridori humanitar rajonal për evakuimin e civilëve. /trt