Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka pritur në Riad komandantin e Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), admiralin Brad Cooper, njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).
Sipas SPA-së, në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht bashkëpunimi ushtarak, si dhe zhvillimet e fundit në rajon.
Në takim morën pjesë edhe ministri saudit i Mbrojtjes, princi Khalid bin Salman, këshilltari për sigurinë kombëtare dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Arabisë Saudite. /mesazhi





