Kievi deklaron vrasjen e gjeneralit të dytë rus dhe mbi 12 mijë ushtarëve rusë që nga 24 shkurti

Ukraina deklaroi se ushtria ruse, e cila kreu sulme në këtë vend, humbi më shumë se 12 mijë ushtarë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës postoi të dhënat për humbjet e ushtrisë ruse nga 24 shkurt deri më 7 mars.

Sipas kësaj më shumë se 12 mijë ushtarë të ushtrisë ruse u vranë, u shkatërruan 48 avionë, 80 helikopterë, 303 tanke, 1036 automjete të blinduara, 120 artileri, 56 sisteme raketash dhe 27 sisteme të mbrojtjes ajrore që i përkisnin ushtrisë ruse.

Forcat ruse humbën 474 automjete, 3 skafe të lehta, 60 automjete me karburant dhe 7 mjete ajrore pa pilot (dronë).

Departamenti i Inteligjencës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës raportoi se zëvendëskomandanti i Ushtrisë 41. të Armëve të Kombinuara të Rusisë, gjeneralmajo Vitaly Gerasimov, u vra në përleshjet pranë Harkivit.

Deklarohet se Gerasimov, i cili u bë e ditur se kishte marrë pjesë në Luftën e Dytë të Çeçenisë, operacionet në Siri dhe pushtimin e Krimesë, ishte komandanti i dytë i lartë rus i vrarë në Ukrainë.

Edhe zëvendëskomandanti i Ushtrisë 41. të Armëve të Kombinuara të Rusisë, gjeneralmajor Andrey Sukhovetsky, u vra gjithashtu nga ushtarët ukrainas. /trt