Kievi zgjohet nga shpërthime të fuqishme

Kryeqyteti ukrainas, Kievi është zgjuar mëngjesin e sotëm nga disa shpërthime në zonat pranë tij.

“Disa shpërthime janë regjistruar në Darnutskyi dhe Dniprovskyi pranë Kievit.

Shërbimet tona janë duke punuar në vend”, tha kryetari i Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko në Telegram.

Mediat shkruajnë se e gjithë zona në veri lindje të Kievit është mbuluar nga një re e zezë tymi, për shkak të shpërthimeve.

Sipas CNN ka pasur raporte për sulme rreth qytetit port të Odesa-s herët të dielën. /panorama