Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kina bën thirrje për krijimin e një shteti palestinez

Kina bën thirrje për krijimin e një shteti palestinez

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës tha se vendi është “thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin aktual të tensioneve dhe dhunës midis Palestinës dhe Izraelit”.

“Përsëritja e konfliktit tregon edhe një herë se ngecja e zgjatur e procesit të paqes nuk mund të vazhdojë”, thuhet në deklaratë. “Rruga themelore për të dalë nga konflikti qëndron në zbatimin e zgjidhjes me dy shtete dhe krijimin e një shteti të pavarur të Palestinës”.

Ministria e Jashtme kineze tha se Kina do të vazhdojë të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të gjetur një mënyrë për të sjellë paqen dhe i kërkoi komunitetit të veprojë me urgjencë më të madhe dhe të ndihmojë “për të lehtësuar rifillimin e hershëm të bisedimeve të paqes midis Palestinës dhe Izraelit”. /mesazhi