Kina gjen kutinë e zezë të “dëmtuar rëndë” të avionit të rrëzuar

Avioni Boeing 737-800 me 123 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit po fluturonte nga Kunming i Kinës për në Guangzhou kur u rrëzua të hënën në një zonë malore pranë qytetit lindor të Wuzhou

Një nga dy kutitë e zeza nga avioni i linjës ajrore “China Eastern Airlines” që u rrëzua këtë javë është gjetur, njoftoi sot media shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avioni Boeing 737-800 me 123 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit po fluturonte nga Kunming i Kinës për në Guangzhou kur u rrëzua të hënën në një zonë malore pranë qytetit lindor të Wuzhou.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende, por nuk ka asnjë shenjë të të mbijetuarve.

Sipas “Global Times”, kutia e zezë, një regjistrues fluturimi në avion që mund të zbulon arsyet e rrëzimit, u gjet, por ishte “dëmtuar keq”.

Zyrtarët e aviacionit njoftuan këtë në një konferencë për media dhe thanë se moti nuk ishte i rrezikshëm kur avioni u rrëzua. Fluturimi, MU5735, ka mbajtur komunikim normal me njësinë e kontrollit të trafikut ajror deri në rënien e tij të papritur, shtuan ata.

Në të njëjtën konferencë, një zyrtar i “China Eastern Airlines” tha se avioni kishte përmbushur kërkesat për të fluturuar përpara nisjes dhe pilotët ishin në gjendje të mirë shëndetësore. /aa