Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kina lëshon satelit në orbitë nga një platformë detare

Kina lëshon satelit në orbitë nga një platformë detare

Kina lëshoi sot me sukses një satelit në orbitën e planifikuar, duke përdorur raketën bartëse CERES-1 Y8 nga një platformë detare, raportuan mediat shtetërore, transmeton Anadolu.

Raketa u nis nga ujërat pranë qytetit Rizhao, në provincën Shandong, në lindje të Kinës, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.

Lëshimi nga deti u krye nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Taiyuan, thuhet në raport.