Kina vendos sanksione për metalet e përdorura për prodhimin e çipeve

Nga muaji i ardhshëm, licenca të veçanta do të nevojiten për eksportimin e galium dhe germanium nga Kina, vend i cili konsiderohet si prodhuesi më i madh në botë i këtyre metaleve.

Qeveria Kineze ka vendosur të shtrëngojë kontrollet mbi eksportet e dy materialeve kyçe për prodhimin e çipeve kompjuterike.

Nga muaji i ardhshëm, licenca të veçanta do të nevojiten për eksportimin e galium dhe germanium nga Kina, vend i cili konsiderohet si prodhuesi më i madh në botë i këtyre metaleve.

Lajmi vjen pasi Uashingtoni vendosi kufizime mbi eksportet e disa mikroprocesorëve të avancuara drejt Kinës. Ministria Kineze e Tregtisë reagoi duke thënë se sanksionet ishin të nevojshme për të mbrojtur sigurinë dhe interesat kombëtare.

Metalet në fjalë përdoren tek gjysmëpërçuesit, për pajisjet e komunikimit dhe ushtarake. Gjithashtu janë materiale të rëndësishme për produktet si panelet diellore.

Gjysmëpërçuesit, të cilët fuqizojnë çdo gjë nga telefonë celularë tek pajisjet ushtarake, janë vendosur në qendër të një përplasjeje të egër mes dy ekonomëve më të mëdha në botë.

SHBA-ja ka marrë masa duke kufizuar aksesin e Kinës në teknologjinë në fjalë ndërsa frikësohet se mund ti përdorë për qëllime ushtarake siç janë çipet e vendosur në superkompjutera apo inteligjencë artificiale. /PCWorld Albanian