Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kinë, nga qershori roboti moderator në televizion

Kinë, nga qershori roboti moderator në televizion

Në një televizion lokal në Guangxi Zhuang në jug të Kinës, në fillim të qershorit një robot i mençur do të nisë punën si moderator, raporton Anadolu Agency (AA).

Roboti me peshë 29 kilogram dhe me lartësi prej 1.21 metra nga 6 qershori do të punojë si moderator në televizionin Nanning. Ai do të udhëheqë një program të ri në TV lokale. Roboti i quajtur Cao Ning Siaobay gjithashtu mund edhe të vallëzojë ndërsa me bateri mund të punojë deri në 12 orë.

Autoritetet e Kinës konsiderojnë se industria e inteligjencës artificiale është një forcë e re lëvizëse.