Kirgistani shënon Ditën e Flamurit Kombëtar

Sadyr Zhaparov

Presidenti i Kirgistanit, Sadyr Zhaparov, uroi qytetarët e vendit me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar, e cila festohet çdo vit më 3 mars, transmeton Anadolu.

Në një fjalim me video, Zhaparov tha se simboli i shtetit “mishëron sovranitetin dhe tregon rrugën drejt një të ardhmeje të drejtë dhe të ndritshme”.

“I uroj të gjithëve ditën e miratimit të flamurit tonë kombëtar, i cili me krenari valëvitet me sfondin e maleve në shenjë fitoreje, suksesi dhe patriotizmi”, tha Zhaparov.

Ai gjithashtu uroi paqe, prosperitet dhe mirëqenie për popullin e Kirgistanit.