BH Post ka shpallur një thirrje publike për shitjen në ankand të një makine pasagjerësh të blinduar BMW 534 I.
Dhe bëhet fjalë për një makinë e cila është përdorur nga presidenti i Presidencës së Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviq nga viti 1998 deri në fund të mandatit të tij në Presidencën e BeH.
Çmimi fillestar i këtij automjeti në shitjen në ankand është 50 mijë KM (rreth 25 mijë euro), që është çmimi fillestar i përcaktuar nga një ekspert.
BMW-ja e lartpërmendur është blerë në vitin 1997, pas së cilës është transferuar në Presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila e ka përdorur atë deri në vitin 2004.
Pas kësaj, është kthyer në BH Post, me një xham të thyer në derën e pasme, pas së cilës i është bërë edhe një riparim.
Siç theksohet më tej Presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk kishte më nevojë për një automjet të tillë.
Kështu, në atë kohë, Posta planifikonte ta shndërronte makinën për të transportuar para, por ligji nuk e lejonte.
Në fakt, ligji kërkonte që transporti i parave të mund të kryhej vetëm nga automjete të destinuara për këtë qëllim.
Përveç kësaj, makina iu ofrua falas Muzeut “Alija Izetbegović” por Muzeu iu përgjigj gojarisht se nuk kishin vend për të.
Më pas iu ofrua falas edhe Fondacionit “Alija Izetbegović”. Askush nuk shprehu interes për automjetin.
Kështu, makina kishte qenë e parkuar në kompleksin e Drejtorisë Kryesore të Postës së Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë për më shumë se 20 vjet dhe theksoi se ata ishin ende të gatshëm t’ia jepnin makinën një muzeu në Bosnjë dhe Hercegovinë.







