Kjo eshte arsyeja pse kushërinjtë e vranë 60-vjeçarin në Sharban të Prishtinës

60 vjeçari Shaip Rexhepi ka mbetur i vrarë, pranë shtëpisë së tij, në fshatin Sharban të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 14:00, sipas policisë.

Konflikti i nisur për një mexhe të malit ka përfunduar me gjuajtje me armë ndërmjet familjarëve të afërt, në Sharban të Prishtinës.

Ngjarja ka përfunduar me një të vdekur, dhe dy të tjerë të plagosur, gjendja e njërit prej të cilëve është e rëndë. Palët e përfshira janë banorë të lagjes së Vranjevcit.

Përveç Rexhepit, i plagosur ka mbetur edhe djali i vëllait të tij F.R. dhe një person tjetër X.R., po ashtu familjar i afërt.

Për vrasjen dhe plagosjen, Policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar, ndërkohë se ka identifikuar edhe personin e gjashtë që është në kërkim të tij.