Kjo foto e hapësirës është e njëjta, por nën rrezatime të ndryshme

Teleskopi hapësinor Hubble ka kapur dy imazhe fantastike nga e njëjta yjësi e hapësirës.

100 milionë vjet më parë, kur u formuan yjet e para nga një grup i dendur i tyre, çliruan gaz dhe pluhur. Por graviteti i tyre kolektiv ishte gjigand. Ndaj, grupi u ‘lidh’ dhe tërhoqi më shumë ‘blloqe’  yjore nga mjedisi rrethues. Kjo solli formimin e dy brezave yjorë.

NASA shpërndau këtë informacion duke shpjeguar dy imazhet e fotografuara nga teleskopi. Secili prej tyre është një spektakël unik dhe përdor ngjyra të ndryshme për të theksuar pjesëza të padukshme informacioni.

Rrezatimet infra të kuqe (blu) dhe ultravjollcë (të kuqe) lejojnë astrofizikantët për të parë këto  rajone hapësinore që nuk mund të shihen me sy të  lirë. Shkencëtarët mendojnë se janë të përbëra nga gazi i shpërndarë dhe pluhuri që vjen nga shpërthimet e supernovave.

Në të dy imazhet ndriçojnë yje të ndryshme. Më të rinjtë janë në blu të ndezur që duken në foton me ngjyrim  të kuq. Sipas NASA-s, “ata ndriçojnë dhe digjen më shumë” krahasuar me yjet e kuq.

Agjencia hapësinore thotë se janë rreth 200 gjigandë të kuq. Ata shkëlqejnë në këtë ngjyrë për shkak të shtresave të jashtme që zgjerohen dhe ftohen pasi janë ‘plakur’ mjaftueshëm për shkak se nuk kanë më hidrogjen në qendrën e tyre dhe nisin ta shpërndajnë nga bërthama.